Epike: Katy Perry zbulon ekon e vogëlushes dhe i ka ngritur gishtin e mesit (VIDEO)

Në muajin Mars këngëtarja e njohur Katy Perry dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë përmes këngës “Never worn white”. 35-vjeçarja është në pritje të një vajze me partnerin e saj, Orlando Blom.

Këtë të Hënë këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagrami një video të ekos së foshnjës. Në eko vogëlushja duket sikur nxjerr gishtin e mesit dhe nuk ka munguar një përshkrim epik nga Katy.

“Kur vajza jote e palindur të nxjerr gishtin e mesit nga barku. Gëzuar ditën e nënës për mua”, ka shkruar ajo. Ndërkohë në video dëgjohet zëri i saj dhe i Orlandos teksa qeshin me “veprimin” bijës së tyre.


Shtuar 12.05.2020 11:38