Dhunë në familje, tre të arrestuar në Tiranë e Kavajë

Policia ka arrestuar tre persona në Tiranë dhe Kavajë, të cilët akuzohen për dhunë në familje.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Ndërsa blutë e Kavajës bënë arrestimin e shtetasit . K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 17.04.2023 11:42