Vidhnin energji elektrike, OSSH padit pronarët e objekteve në Tiranë

OSSH ka paditur pronarët e disa objekteve në Tiranë, pasi furnizoheshin me energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë një dy objekte në zonën e Qesharakës dhe një vilë 3-katëshe.

Njoftimi i OSSH:

STOP VJEDHJES #Tiranë

#Qesarakë

Lavazhi furnizohej pa leje, OSSH procedon subjektin dhe ndërpret energjinë

Vijojnë kontrollet e strukturave të #OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit.

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH #Tiranë, grupet e Verifikim Matje, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat Lavazh, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Qesarakës.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua subjekti Lavazh, i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale.

Një tjetër subjekt privat, dyqan abuzonte me energjinë në zonën e Qesarakës.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua se ky subjekt ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik OSSH.

Në vazhdën e kontrolleve të Drejtorisë Rajonale OSSH #Tiranë, Grupi Operativ Unazë e Re, ka zbuluar dhe proceduar abonentin familjar, shtëpi private në zonën e Unazës së Re, pasinga kontrollet e ushtruara u konstatua se abonenti kishte bërë ndryshim matësi (me ndihmën e elektricistëve privat) duke vendosur matës privat me ulje gjendje kv.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast./Albeu.com/


Shtuar 3.08.2023 10:07