E zbulon gazetari i njohur: PSG arrin marrëveshje me Donnarumman

PSG ka arritur marrëveshje me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma.

 

Gazetari i njohur Duncan Castles, ka zbuluar se gjiganti francez do ta bëjë italianin transferimin e parë në verë.

Pasi dështoi të arrijë marrëveshje për rinovim me Milanin, Donnarumma tani është në kërkim të një sfidë të re.

Sipas Castles, e ardhmja e Donnarummas është vendosur dhe do t’i bashkohet gjigantit francez.

Që nga debutimi në futbollin profesional në vitin 2015, portieri ka shënuar në 251 gola duke mbajtur 88 herë portën e paprekur.

Ndërkohë, Donnarumma vazhdon të kërkohet edhe nga Juventus dhe Barcelona.


Shtuar 2.06.2021 19:07