Largimi nga Man United i sjell para Pogba-së, ja sa përfitoi francezi

Largimi i tij nga Manchester United tashmë është bërë i ditur dhe presim që të konfirmohet zyrtarisht transferimi i tij te Juventus.

Siç dihet, Paul Pogba i përfundon kontrata me skuadrën e Old Trafford, ndaj mesfushori francez tashmë është duke bërë valixhet, por para se të largohet do të arkëtojë edhe një premio të fundit.

Siç zbulon Daily Mail, lojtari francez do të ketë një bonus besnikërie prej 4.43 milionë euro për shterimin e kontratës. Në këtë mënyrë ai merr një dhuratë përfundimtare nga Man United, ku duket qartë se ka kaluar nga më shumë në më pak.


Shtuar 2.06.2022 16:21