Prezantoheshin si persona të rëndësishëm të strukturave të shtetit, burg 3 mashtruesit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, për veprën penale të mashtrimit.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën arrest me burg. 3 të rinjtë janë vënë në prangat e Policisë dhe 142 600 euro janë sekuestruar pasi dyshohet se i kishin përfituar përmes mashtrimit.

Të rinjtë nga Shkodra, prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro, teksa u kapën nëflagrancë pas denoncimit të një biznesmeni, bashkë me 130 mijë euro, ndërkohë që banesat e tyre u gjetën 12600 euro të tjera, të dyshuara që ishin përtësuar përmes mashtrimit. Për këtë çështje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./Albeu.com/


Shtuar 9.01.2023 12:39