Një tjetër yll i Serie A do të luajë në Arabi sezonin e ardhshëm

Pas Kim Min-jae, Napoli është gati të shesë lojtarin e dytë të skuadrës që fitoi kampionatin vitin e kaluar. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Piotr Zielinski është me të vërtetë një hap larg Al Ahli.

Kjo është raportuar nga Corriere del Mezzogiorno, sipas së cilës klubi nga Arabia Saudite është e gatshme të mbyllë marrëveshjen me një ofertë prej 23 milionë eurosh për napoletanët dhe një marrëveshje trevjeçare prej rreth 15 milionë në vit për mesfushorin polak.

Zielinski ka luajtur 37 ndeshje në edicionin e kaluar, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi 8 asiste. Ai u transferua te Napoli në vitin 2015, nga skuadra e Empolit. Më parë, ai ka qenë pjesë e Udineses.


Shtuar 9.08.2023 18:10