Makina merr para këmbësorët, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Dy burra, të moshës 72 dhe 81 vjeç humbën jetën mesditën e së enjtes pasi u përplasën nga një automjet me shpejtësi në rrugët e Madridit.

Shoferi u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes, thanë burimet e policisë dhe shërbimeve të urgjencës.

Nga aksidenti 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist.

Policia konfirmoi se në makinë ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa i treti është arratisur. /Albeu.com/


Shtuar 27.04.2023 15:32