Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, rinia të mos ikë nga vendi

Sot besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë festën e Kurban e Bajramit, një nga festat më të mëdha të fesë islame.

Në Shqipëri namazi i Kurban Bajramit u fal në sheshet kryesore të vendit, por edhe në xhami.

Pas faljes së namazit, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar festën, duke bërë edhe një apel për rininë shqiptare.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit ,ë sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote. Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu./albeu.com