Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, në lagjen Xhabiej.

Mësohet se disa persona kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, teksa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të plagosur.

Ndërkohë, policia është në vendngjarje për të po punon për zbardhen e detajeve.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2023, në lagjen “Xhabie”, Shkodër, dyshohet se shtetasi N. M., duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit N. M.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor.


Shtuar 8.07.2023 22:43