Meta nxjerr shifrën: 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga korrupsioni në OSHEE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se humbjet e OSHEE-së janë 23% nga 6-9% që duhet të ishin.

Meta shtoi se rreth 1 miliard euro janë vjedhur nga qeveria Rama vetëm nga korrupsioni në OSHEE.

Komentet ish-presidenti i bëri përmes një konference për mediat, ku bëri thirrje që kjo situatë të ndryshojë sa më parë.

“Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime”, u shpreh Meta./albeu.com/