Alarm në Tiranë, gjendet një çantë e dyshimtë në rrugë

Një çantë e dyshimtë është konstatuar në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet.

Policia ka rrethuar zonën, për të mos lejuar njeri të afrohet pranë çantës.

Nuk dihet ende çfarë ka në çantë, por në vendngjarje pritet mbërritja e forcave xheniere.

Detaje të reja priten në vijim.


Shtuar 19.06.2023 18:59

Tags: