U shërua nga koronavirusi, Mikel Arteta thyen heshtjen

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka reaguar pas shërimit nga koronavirusi duke u shprehur se tani është shumë mirë.

Spanjolli ishte ndër të parët figura të profilit të lartë në futbollin anglez që doli pozitiv për Covid-19.

Sezoni i Premierligës u mbyll menjëherë pas kësaj, me ndeshjet që janë shtyrë për kohë të pacaktuar në të gjithë botën.

Sidoqoftë, 37-vjeçari është gati të rikthehet në fushë kur të mbarojë kjo periudhë, duke i thënë La Sexta: “Unë jam shumë mirë tani, ndiej se jam shëruar”.

“M’u deshën tre ose katër ditë të filloja të ndjehesha shumë më mirë dhe me më shumë energji, për t’i lënë simptomat pas dhe tani, e vërteta është se ndihem shumë mirë”.


Shtuar 23.03.2020 14:20