Rriten vdekjet dhe rastet e reja me Covid-19, bilanci i 24 orëve të fundit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 616 raste të reja me Covid-19 dhe 19 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se janë shëruar edhe 543 qytetarë ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 8,380.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3218 testime, 616 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 543 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3218 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnje, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.
Janë 8,380 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 616
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3218

Testime totale 1,359,147
Raste pozitive 194,472
Raste të shëruara 183,078
Raste Aktive 8,380
Humbje jete 3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4462
Fier 761
Gjirokastër 492
Shkodër 471
Berat 447
Durrës 446
Vlorë 397
Elbasan 336
Korçë 245
Lezhë 175
Dibër 76
Kukës 72


Shtuar 17.11.2021 19:06

Tags: