Në hapat e Berishës? Meta vendos rekorde të reja: 26 kilometra vrap në bregdet (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur ditën e sotme në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të Diellit.

Me bluzën dhe shallin e klubit të njohur skocez, Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionëve.

“Nuk është e lehtë, por ne mundemi”- është slogani që përdor Meta për këtë video.

Rikujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha gjatë kohës që ishte në pushtet merrej me not dhe vrap, ku kishte edhe rekordet e tij personale.


Shtuar 20.06.2020 20:06