Al Nassr nis sulmin, i ofron kontratë faraonike Zinedine Zidane

Al Nassr është në kërkim të një trajneri, i aftë për të fituar gjithçka është e mundur në Arabinë Saudite. Pas largimit të Rudi Garcias në pankina, klubi ka filluar të identifikojë pasuesin e mundshëm.

Një prej emrave që përflitet në korridoret e zyrave të Al Nassr është Zidane. Tekniku i njohur francez është papunë që prej largimit nga Real Madrid, në vitin 2021.

Financat nuk janë aspak problem. Skuadra arabe ku luan Ronaldo është e gatshme t’i ofrojë Zidane-t një kontratë për 2 vite, ku në total “timonieri” do fitonte 120 milionë euro (60 mln në vit). Se si do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.


Shtuar 17.04.2023 17:16