Reshjet e shiut “pushtojnë” vendin, Berisha poston videon: Shkodra po përmbytet, qeveria bën sehir

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në Facebook sa i takon situatës nga reshjet në vend. Mbi videon ku rrugët janë totalisht të përmbytura dhe makinat e kanë të pamundur të qarkullojnë Berisha shkruan: Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp! sb

Kujtojmë se problematika të mëdha janë shënuar në disa zona sot prej reshjeve të dendura të shiut, kryesisht në Shkodër, Lezhë e Dibër. 3 persona kanë humbur jetën prej motit të keq e ndërsa pak më parë ka ndodhur dhe një aksident në Rrugën e Kombit ku 3 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.