Rinasi “shteg” për kalimin e lëndëve narkotike, policia reagon për arrestimin e dy turqve

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët turq është duke zhvilluar hetime të thella për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

“Uniformat blu” informojnë se si rezultat i informacioneve të mara, janë arrestuar dy shtetas turq të cilit transportinin lënë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasis.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike cannabis sativa, nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Si rezultat i informacioneve të marra, janë arrestuar 2 shtetas turq të cilët transportonin lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa nga aeroporti i Rinasit në drejtim të aeroportit të Stambollit.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe ato turke, po vijon hetimin e thelluar, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët e trafikimit të lëndëve narkotike. Janë marrë masa konkrete për të koordinuar punën me autoritetin doganor dhe TIA, në drejtim të kontrollit të përbashkët, me qëllim parandalimin e trafiqeve të paligjshme nga aeroporti i Rinasit./albeu.com