50-vjeçarja rrezikon të mbytet në plazhin e Vlorës, në gjendje të rëndë

Një 50-vjeçare ka rrezikuar mbytjen sot në plazhin e Vlorës. Ajo është dërguar në spital, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.

Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com