“Mendoja për familjen time”, 47-vjeçari mbijetoi në mes të detit duke konsumuar për 24 ditë vetëm salcë domateje

Një 47-vjeçar, i cili kaloi plot 24 ditë i humbur në detin e Karaibeve, arriti të mbijetojë duke ngrënë vetëm ketchup (salcë domateje).

Elvis Francois u gjet nga një aeroplan rreth 120 milje detare në veriperëndim të Puerto Bolivar, Kolumbi, kur pilotët e aeroplanit panë mbishkrimin ” ndihmë ” të shkruar në varkën ku 47-vjeçari ishte, tha zyra e shtypit e marinës kolumbiane.

“Nuk kisha ushqim. Në varkë kishte vetëm një shishe ketchup , hudhër pluhur dhe pluhur perimesh . Ipërzieja me pak ujë dhe ketcap ”, tha Francois në një video të siguruar nga ushtria kolumbiane.

Francois, nga Republika Domenikane, tha se ai po bënte riparime në varkën e tij pranë pjesës holandeze të ishullit Saint Martin në dhjetor, kur kushtet e pafavorshme të motit e çuan varkën në drejtim të detit.

Ai tha se nuk ishte në gjendje ta kthente varkën e tij në breg, e për pasojë kaloi javë të tëra në det.

“Njëzet e katër ditë pa tokë dhe askënd për të folur. Nuk dija çfarë të bëja, nuk e dija se ku isha. Ishte e vështirë”, tha ai dhe shtoi se “në një moment i kam humbur shpresat. Po mendoja për familjen time”.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua në portin e Kartagjenës, ku mori kujdes mjekësor dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të imigracionit për riatdhesim, thanë zyrtarët kolumbianë./albeu.com/