Karma! Krimineli i vë flakën vetes aksidentalisht, teksa tentoi të digjte mjetin e arratisjes (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Sydney të Australisë. Një ekzekutor ka pësuar një aksident të rëndë teksa po përpiqej të arratisej, pas një sulmi në një shtëpi.

Ekzekutori, pasi ka qëlluar me plumba në drejtim të shtëpisë së një 24-vjeçari, ai u kthye në makinën e tij.

Më pas ai është përpjekur t’i vërë flakën makinës së tij në mënyrë që të fshijë gjurmët. Por, për fatin e tij të keq, nga shpërthimi ka marrë flakë dhe ai vetë.

“Gjithçka që dëgjova ishte një shpërthim i madh dhe brenda pesë minutash policia kishte mbërritur në vendngjarje”, tha një dëshmitar okular.

Autoritetet po hetojnë se çfarë ka mbetur nga makina e tij, për të gjetur prova që do të çojnë në arrestimin e tij./albeu.com


Shtuar 8.02.2022 20:30