Rëndohet tragjedia në fshatin Repë të Komunës së Podujevës ku një person ka humbur jetën, dhe një tjetër është plagosur.
Mirëpo, zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se i plagosuri në fshatin Repë nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë.
“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41 vjeçar”, tha Krasniqi për IndeksOnline.
Nga përdorimi i armëve të zjarrit sot dy persona humbën jetën.
Mëson se dy familjet para disa ditësh ishin përleshur fizikisht.
Dorasi jeton së bashku me bashkëshorten në fshatin Repë, ndërsa familja e tij jeton në Angli.
Të dy familjet në Repë jetojnë përballë njëra-tjetrës dhe vazhdimisht kanë pasur probleme.