Horoskopi/ Shenjat që do të kenë të enjte problematike

Dashi-Jeta juaj ne çift do kaloje një dite mjaft euforike sot. Do ndiheni aq mire saqë nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqaret do jene shume indiferente ndaj ftesave qe do iu bëhen dhe do mbeten me te njëjtin status si këto kohe. Financat ne përgjithësi do jene goxha te mira. Do jeni te arsyeshëm me shpenzimet dhe nuk do ja lejoni vetes gabimet. Bravo!

Demi-Saturni do ndikoje pa mase sot ne jetën tuaj ne çift. Ai do ju nxite t’i shtoni dozat e dialogut dhe me ne fund do krijoni një ambient me te ngrohte. Beqaret duhet te përgatiten për disa ndryshime ne jetën sentimentale, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te marrin vendime te nxituara. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate edhe për disa kohe. Kujdes me çdo shpenzim.

Binjaket-Do keni dëshira te çmendura sot ju qe jeni ne një lidhje, por partneri nuk do jete gjithmonë i gatshëm t’ua plotësojë. Ne disa momente do ndiheni te mërzitur. Beqaret nuk duhet te presin gjera te jashtëzakonshme sot, por nga ana tjetër nuk duhet te refuzojnë asnjë ftese qe do iu behet. Ne planin financiar duhet te shmangni operacionet e pamenduara mire.

Gaforrja-Ju te dashuruarit do ndiheni te lire te bëni atë qe dëshironi sot, prandaj gjithçka do jete me e ndryshe dhe me e bukur nga me pare. Bashkëpunimi ne çift do jete i forte. Beqaret me mire te mos kërkojnë ta bëjnë për vete personin e ndaluar sepse do vuajnë për gjithë jetën. Financat do jene shume me te mira se kohe me pare. Do dini si t’i menaxhoni paratë dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Luani-Do mbylleni ne vetvete gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe as qe do komunikoni fare me partnerin. Ambienti do jete gjithë kohës i zymte. Beqaret duhet t’iu kushtojnë vëmendje te gjithë personave qe do ju qëndrojnë pranë sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe, megjithatë mire është te përkujdeseni ne çdo moment për shpenzimet.

Virgjeresha-Dite mjaft emocionuese dhe e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do ndryshojnë dhe do ndiheni me te lumtur. Beqaret do mendojnë vetëm për jetën profesionale duke e lënë pas dore atë sentimentale. Do neglizhojnë edhe disa mundësi te mira qe do iu jepen. Sektori i te ardhurave do jete serish i turbullt. Merrni masa strikte sa me pare qe te mundeni.

Peshorja-Sot do i përkushtoheni aq shume jetës suaj ne çift saqë jo vetëm do i lini te tjerët me goje hapur, por edhe vete nuk do ju besohet për atë qe do bëni. Beqaret do verbohen nga pamja e jashtme e dikujt dhe do i hedhin hapat pa i menduar aspak. Jo për te gjithë përfundimi do jete siç pritej. Ne planin financiar me ne fund do vendosni rregull dhe do keni me pak vështirësi.

Akrepi-Mundohuni te mos e lini pas dore partnerin tuaj sot edhe sikur te jeni te ngarkuar me pune. Ai nuk do jene ne gjendjen me te mire shpirtërore dhe do ketë nevoje për mbështetjen tuaj. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar do jeni te pamatur dhe ka rrezik te bëni gabime me pasoja te renda mbi te ardhmen.

Shigjetari-Ndiqini këshillat e Plutonit gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk keni për t’u penduar ne asnjë moment. Gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do keni probleme te mëdha dhe nuk do arrini dot te kryeni as investimet me te domosdoshme.

Bricjapi-Do bëni shume lëshime ndaj partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite vetëm qe marrëdhënia mes jush te mbetet sa me e mire. Edhe ai nga ana e tij do ua plotësojë te gjitha dëshirat qe keni. Beqaret do vazhdojnë te mbeten me statusin qe kane. Me financat do jeni shume here me te matur dhe do e dini çfarë hapash te hidhni. Probleme nuk do keni aspak.

Ujori-Qielli yjor do jete i kotrastuar gjate gjithë kësaj dite. Do keni shume mosmarrëveshje dhe konflikte me partnerin tuaj dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret do jene luftarake dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme. Kujdes!

Peshqit-Dite e qete dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ju duket e arsyeshme dhe merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret duhet te reflektojnë gjere e gjate sot perse ndodhen me atë status dhe me pas te vendosin çfarë te bëjnë. Ne planin financiar nuk do jeni aspak realiste dhe ka rrezik te kryeni shpenzime te pamenduara qe do ua tronditin buxhetin.


Shtuar 20.08.2020 06:14