Skandal në parlamentin e BE-së, korrupsion për të mbrojtur Kupën e Botës në Katar

Kupa e Botës është në qendër të skandalit që shpërtheu në Parlamentin Europian orët e fundit.

Hetimi nga policia federale belge çoi në fakt arrestimin e katër italianëve si dhe marrjen në pyetjen të zv. Presidenten Eva Kaili për korrupsion të dyshuar dhe pastrim parash me një përpjekje për të mbrojtur Katarin nga akuzat për shkelje të të drejtave të njëriut dhe të drejtave të punëtorëve dhe për rrjedhojë reputacionin e Kupës së Botës.

Hetuesit dyshojnë se një vend, kurrë nuk është deklaruar hapur, ka tentuar të ndikojë në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, por sipas “Le Soir” vendi në fjalë është Katari.

“Për disa muaj, hetuesit e policisë gjyqësore federale kanë dyshuar se një vend i Gjirit ka ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion të rëndësishëm politik dhe/ose strategjik brenda Parlamentit Evropian”, njoftoi prokuroria federale, duke shtuar se kontrollet e bëra kanë bërë që hetuesit të sekuestrojnë 600 mijë euro.

Katër zyrtarë italianë janë arrestuar për arsye të kësaj ngjarje. Mes tyre përfshihet edhe Eva Kaili, por për të nuk ka arrestim sepse gëzon imunitet si eurodeputete aktuale./h.ll/albeu.com