As Tirana e as Durrësi! Ky është qyteti më i stresuar nga COVID-19 në Shqipëri

Pritej që pasoja më e rëndë nga izolimi për shkak të COVID-19 do të ishin problemet psikologjike tek qytetarët.

Në një studim të bërë nga Psikologët shqiptarë online, publikuar nga Urdhri i Psikologut, rezulton se në të gjithë territorin shqiptar, më të strèsuarit dhe më të shqetësuarit që u ndikuan nga pandemia janë lezhjanët, më pas durrsakët dhe tiranasit.

Këto të dhëna dalin në telefonatat online pa pagesë, në adresë të shërbimit “Psikologët shqiptarë online, shërbim pa pagesë”.

70% e telefonuesve kanë qenë femra ndërsa 30% meshkuj. Kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35 vjeç. Më poshtë gjeni studimin e plotë të publikuar nga Urdhri i psikologut në Republikën e Shqipërisë.


Shtuar 25.05.2020 14:30