Terror në Greqi, e reja thyen xhamin e një pallati, mbulohet me gjak (VIDEO)

Një skenë e frikshme ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qendër të plazhit në Kalkidë të Greqisë. Sipas Protothema, pak pas orës 11.00, kalimtarët nga vendngjarja kanë parë një të re në gjendje të keqe në tokë, të mbuluar me gjak.

E reja pak më herët për një arsye të panjohur ka thyer me dorë xhamin e një pallati, duke i shkaktuar vetes dëmtimtime të rënda. Gruaja ishte në tokë për disa kohë, duke bërtitur të mos thërrisnin policinë, ndërsa të pranishmit përpiqeshin ta ndihmonin.

Menjëherë pasi telefonoi 166, një ambulancë shkoi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.