Inter Miami zyrtarizon afrimin e shekullit, Lionel Messi nënshkruan kontratën e re me skuadrën amerikane, detajet

Akordi ishte arritur prej kohësh, por tani është zyrtare. Lionel Messi është futbollist i Inter Miamit në MLS. Ylli argjentinas do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën deri në vitin 2025.

“Jam shumë i emocionuar për të filluar këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur. Ideja është të punojmë së bashku për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe unë jam shumë i etur të filloj të ndihmoj këtu në shtëpinë time të re” – tha ai.

36-vjeçari Messi ka luajtur për shumë vite te Barcelona, ndërsa dy edicionet e fundit veshi fanellën e PSG në Francë. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e “Pleshtit”, me bluzën e skuadrës së re.


Shtuar 15.07.2023 22:22