“I humbet burrëria”, psikologia shpjegon pse meshkujt shqiptarë nuk e pranojnë divorcin

Numri i divorceve është shtuar ndjeshëm kohët e fundit, me sociologët që vërejnë se burrat e kanë të vështirë të pranojnë se gruaja mund t’i lërë.

“Burrat e kanë të vështirë të pranojnë se gruaja mund t’i lërë”, kështu tha në “Good Moorning Albanians” psikologia Eriona Hoxha.

Ajo tha se në mentalitetin shqiptar kjo gjë është shumë e vështirë të pranohet pasi kur gruaja lë burrin atij i duket sikur i “humbet burrëria”.

“Marrëdhëniet në martesë e bashkëjetesë, ku ka edhe fëmijë, në fillim fillojnë këto, më fal nuk do e përsëris më. Unë i ndaj si probleme kronike, tre muaj është lutja, gjashtë muaj janë kërcënimet dhe po u bë zgjidhja e martesës, ka raste që qetësohen, shumica, pas vendimit të gjykatës qetësohen dhe pranohet divorci.
Pranohet që një grua mund të të lëri, se te ne është shumë e vështirë po të la gruaja. Po të la burri s’ka problem por po të la gruaja”-tha psikologia.