Gara për lidershipin e PD, kur dhe ku do të votojnë dy kandidatët

Sot në orën 08:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kret të ri demokrat. Në garë është ish drejtuesi i dorëhequr një vit më parë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish i përndjekur politik, pa ndonjë funksion të mëparshëm në ndonjë strukturë të PD.

Demokratët do t’i drejtohen qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së, deri në 19:00.

Ndërkohë kandidati Gjergj Hani do të votojë në orën 10.00 te zyrat qendrore të Partisë Demoratike, ndërsa Lulzim Basha në 11:00 pranë zyrave të degës 8 në Tiranë.

Grupi i demokratëve që mban vulën e PD-së ka hartuar një listë të re të anëtarëve të partisë ku janë përfshirë 25 mijë demokratë, krahasuar me 75 mijë anëtarë që ka pasur kjo parti në qershorin e vitit 2021 kur Lulzim Basha mori mandatin e tretë në krye të partisë.

Këtë herë kundër Lulzim Bashës janë rreshtuar përveç Sali Berishës dhe demokratëve që e mbështesin edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 15 deputetë.


Shtuar 29.07.2023 08:40