Momentet e shpërthimeve të forta në Abu Dhabi! Alarmohet qyteti (VIDEO)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërthimi ka shkaktuar fillimisht frikën për një sulm të mundshëm terrorist.

Në pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare shihet një flakë e madhe në majë të ndërtesës, ndërkohë që sirenat e alarmit pushtojnë vendin. Dëshmitarët thanë më pas se kishin dëgjuar dy shpërthime, njëri prej të cilëve kishte ardhur nga një hotel.

Sakaq agjencia shtetërore e lajmeve ëAM tha në një deklaratë zyrtare, tha se zjarriu shkaktua nga një enë gazi që shpërtheu brenda ndërtesës në rrugën Hamdan.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile të Abu Dhabit kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje në orën 00:09 me kohën lokale të mërkurën dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa javë pasi Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se shkatërroi dy raketa balistike Houthi që kishin si shënjestër Abu Dhabin.


Shtuar 9.02.2022 09:38