Njihet si “Zoti i drogës”, ministri i Drejtësisë firmos ekstradimin drejt Italisë për Alket Hatijën

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. ka firmosur ekstradimin e Alket Hatijës në drejtim të Italisë. Hatija njihet si “Zoti i drogës” dhe është arrestuar në vitin 2017 për llogari të drejtësisë italiane.

Ai kërkohej në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg në Milano.

Hatija është arrestuar në vitin 2017 për llogari të drejtësisë italiane. Ai kërkohej në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg në Milano.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kilogram kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milion euro.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 09:42