Të destinuar për t’u prerë e shitur, COVID-19 u shpëton jetën 70 qenve (FOTO LAJM)

COVID-19 ka pushtuar botën duke shkaktuar 3,851,435 të infektuar ku mes tyre ka 266,010 viktima.

Duke iu referuar studimeve, COVID-19 është një virus biologjik dhe dyshohet se është krijuar në një treg të lagësht në Wuhan, aty ku shiteshin qen, mace dhe shumë kafshë për t’u ngrënë.

Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, në Korenë e Jugut u është shpëtuar jetë rreth 70 qen të cilët mbaheshin në kafazë në pritje për tu therur.

Një mision bamirësie për kafshët ka shpëtuar rreth 70 qen nga ferma e mishit në Hongseong, falë “Humane Society International”

Shpëtimi, i planifikuar fillimisht për në fillim të marsit, u ndërpre në momentin kur bllokimi i koronavirusit goditi Korenë e Jugut dhe pjesën tjetër të botës, duke e bërë të pamundur lëvizjen e qenve.

Kufizimet e udhëtimit ndërkombëtar nënkuptojnë se qentë ende nuk mund të fluturojnë në destinacionin e tyre përfundimtar – Kanada dhe Shtetet e Bashkuara – ku përfundimisht do të gjejnë shtëpi birësuese. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 14:29