Maqedonia e Veriut nuk do të rimbyllë kufijtë me Kosovën e Serbinë

Maqedonia e Veriut nuk do të rimbyllë kufijtë me Kosovën e Serbinë për shkak të rritjes së koronavirusit.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se kjo nuk është çështje politike dhe s’mund të ketë vendim nga qeveria, por do të merren vlerësimet e epidemiologëve.

Ai la të lirë se nëse ata e shohin të arsyeshme rikthimin e kësaj mase, atëhere do të diskutohet në qeveri.

“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski, kryeministër Teknik.


Shtuar 3.07.2020 11:40