Hajdari: Partitë nuk e duan ndryshimin e sistemit, kushti për qeveri kujdestare ra

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se pas takimit të sotëm prej 9 orësh në ambasadën e SHBA-së të Këshillit Politik dhe ambasadorëve, ra kushti për qeveri kujdestare për 100 ditë para zgjedhjeve. Opozita kërkoi qeveri kujdestare më herët.

“Ka rënë kushti për qeveri kujdestare për 100 ditë para zgjedhjeve. Gjatë negociatave të sotme, u ra dakord për identifikimin biometrik dhe tani po priten modalitetet.

Nuk duan listat e hapura, nuk duan sistem danez, ata refuzojnë. Sistemi danez mbështetet nga ambasada e SHBA.

Ata refuzuan dhe duket qartë se duan të mbajnë këtë sistem që është aktualisht.’, tha Hajdari në “Opinon”.


Shtuar 2.06.2020 20:31