A mundet Putini të shpallë luftë të plotë më 9 maj? Parashikimi i BBC

Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e tretë të saj, e gjithë bota pret se çfarë do të ndodhë më 9 maj, e cila është ditë feste në Rusi.

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do të shpallë luftë të gjithanshme në Ukrainë në ditët në vijim.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, duke iu referuar pushtimit në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”, raporton BBC.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën vjetore të Fitores të Rusisë më 9 maj për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak. Ai sigurisht që po i mban letrat ‘afër gjoksit’ dhe deri atëherë ne duhet t’i marrim mjaftohemi vetëm me mohimet e Moskës.

Në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të përgënjeshtruar pretendimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”.

Më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve (të vërtetë apo të imagjinuar) të mposhtur.

Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën, që kjo e fundit të mbrohet.

Çfarëdo që të ndodhë më 9 maj, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti.