Berisha “hap kartat”: Çfarë po thur Rama me Vuçiç për shqiptarët në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai është duke bashkëpunuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kundër shqiptarëve të Kosovës.

Berisha e ka cilësuar Ramën si vasal të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

Ai theksoi se shqiptarëve i’u janë grabitur rreth 300 mln euro nga Bordet e ngritura.

“300ml euro janë grabitur nga xhepat e shqiptarëve vetëm nëpërmjet Bordeve, ç’ka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë dhe të rinj të jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe të varfërisë ekstreme. përveç faktit se fondet e përcaktuara për fermerët shqiptarë janë më të ulëta në rajon, por në rast se analizohen fondet që shkojnë direkt tek fermeri , ato janë 20 herë më të pakta se në Kosovë dhe nga 63 euro për hektar që shkojnë tek fermerët në Kosovë, tek fermeri shqiptar shkojnë vetëm tre euro për hektar dhe 40 euro për hektar vidhen nga qeveritarët. Rinia është në dëshpërim, në kërcënim dhe rrezik madhor që mund të krahasohet vetëm me vitin 1945 është çështja kombëtare. E vërteta është se Edi Rama ky vasal i Aleksandër Vuçiç, ka shndërruar Tiranën , në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës dhe Banjalluka e Dodikut kanë qëndrim identik për vrasjet masakrat, gjenocidin kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë, gjatë operacionit Paktoi. Rezoluta për Gjenocid u refuzua nga Edi Rama…Shqipëria tregoi ai është thjesht Beogradi i vogël. Në vitin ’45, Enver Hoxha me divizonet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive të serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi tek Tito dhe e mbrojti atë akt. Rama po thur me Vuçiç plane të kombshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë”, tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha edhe më herët ka hedhur akuza të ngjashme ndaj kryeministrit Rama./albeu.com/