Dalin të dhënat: 600 civilë humbën jetën nga bombardimi i teatrit të Mariupol-it

Sipas një hetimi të Associated Press  afërsisht 600 njerëz vdiqën nga bombardimi i teatrit të Mariupolit më 16 mars.

Sipas dëshmitarëve, të paktën 100 njerëz që ishin në një ambjent, ku asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Ata thanë gjithashtu se dhomat dhe korridoret brenda ndërtesës ishin të mbushura plot, me rreth një person për çdo 3 metra katror hapësirë ​​të lirë.

Shumë të mbijetuar vlerësuan se rreth 1,000 njerëz ishin brenda në kohën e sulmit ajror. Të mbijetuarit kryesisht u larguan nga dalja kryesore ose një hyrje anësore, pasi ana tjetër e ndertesës dhe pjesa e pasme u shembën.

Shumica e dëshmitarëve pretendojnë se numri i vërtetë i viktimave është 600 dhe sugjeruan që trupat ose u mbuluan nnga shembja e  ndërtesës ose u hoqën nga rusët./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 15:45