Kthehen nga Britania shqiptarët që mbetën jashtë atdheut nga koronavirusi

Koronavirusi nuk bllokoi lëvizjen vetëm brenda vendit por edhe rrugët detare e ato ajërore duke lënë jashtë atdheut qindra shqipëtarë.

Ditën e sotme ka nisur riatdhesimi i shtetasve shqiptarë që ishin bllokuar në Britani të Madhe si pasojë e mbylljes së kufijve nga përhapja e koronavirusit. Mësohet se ata janë nisur drejt atdheut nga aeroportin në Luton.

Riatdhesimi ka nisur prej të hënës ku kryeministri Edi Rama është shprehur se riatdhesimi i tyre do bëhet falas.


Shtuar 1.04.2020 09:17