Moti sot: Shiu nuk do të pushojë, ja zonat që do të zbardhen nga dëbora

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot të vranët e në intervale të shkurtëra kohore do të kemi përcarje të tyre, gjatë ditës së dielë.

Sipas SHMU, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore lartësin mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, ndersa në Alpe me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë nga juglindja -jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgtare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqeruar me nje dallgëzim të forcës 4-5 ballë.


Shtuar 28.11.2021 07:58