Të dhënat zyrtare! Tirana shkon masivisht në zgjedhje( FOTO LAJM)

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ku vendoset fati i kryeministrit që do të qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Deri në orën 10:00, sipas KQZ kemi një pjesmarrje e cila shkon  në 16.67 % të popullsisë ose ndryshe, deri tani kanë votuar 137542 shtetas nga 825189 shtetas.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri më tani qarku ku kanë votuar më shumë njerëz deri tani është Tirana, me një përqindje prej  18.93 % ndërsa ndiqet nga  Elbasani me 17.34 %.

Deri më tani janë raportuar disa incidente nëpër qendra votimi, nga sherret tek komisionerët tek bllokimi total i votimit të njerëzve. /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 11:17