Humbja ndaj Napolit, ankohet Conte: U mbrojtën gjithë kohën

Trajneri i Interit, Antonio Conte wshtw ankuar pas humbjes ndaj Napolit nw gjysmw finalen e Kupws sw Italisw nw “San Siro”.

Interi nuk qe në gjendje ta thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vizitorëve dhe do t’i duhet të punojë fortë për ta siguruar finalen në ndeshjen e kthimit në Sao Paolo.

“Napoli erdhi këtu për të luajtur ndeshje shumë mbrojtëse, me Dries Mertnes që e markoi Marcelo Brozovicin dhe duke i mbuluar të gjitha hapësirat”, tha Conte për Rai Sport.

“Unë e uroj Napolin, strategjia përfundimisht i funksionoi, duke parë që fituan”, shtoi ai.

Zikaltrit u mposhtën vetëm pak ditë pasi e munden Milanin me rikthim sensacional në derbin e Milanos.

“Derbi na mori shumë energji, fizikisht dhe veçanërisht në aspektin psikologjik. I bëra pesë ndryshime për të sjellë në fushë këmbë të freskëta, por Napoli e ka mundur Juventusin, Lazion dhe Liverpoolin këtë sezon, që nënkupton se kjo skuadër ka shumë cilësi”, theksoi Conte.


Shtuar 13.02.2020 07:54