Mposhti Realin në Champions, trajneri ukrainas gati për luftë me rusët

Trajneri ukrainas, Yuri Vernidub, i cili drejton Sherif Tiraspor vitin që lamë pas befasoi Realin duke e mposhtur  me 1-2 në Bernabeu sot i është bashkuar luftës kundër armikut rus.

Megjithatë, me fillimin e luftës, ai e mori këtë vendim duke njoftuar dorëheqjen e tij nga Sherifi për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tij.

“Zoti e ruajtë trajnerin tim Yuri-n, i cili shkoi në Ukrainë”, me një foto që tregon trajnerin ukrainas me uniformë ushtarake së bashku me dy luftëtarë të tjerë nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Kujtojmë, në raundin e dytë të Grupit D të Champions League, futbollistët e Sherifit mundën Real Madridin në Santiago Bernabeu 2-1, duke e bërë kampionin moldav sensacionin më të madh në historinë e Champions League. /albeu.com/

Shkroi historinë në Champions League, trajneri ukrainas zbret në fushën e betejës - infowebtv.comChampions League, Sheriff me Football: Ko wai te kaiako Iukureini a Yuri Vernidub - te kaihanga i te merekara whutupaoro mai i Moldova ~ Xn--Igbhabe9Ax1Dufbj.Com