SKANDAL në SHÇBA! Oficeri që hetonte policët akuzohet për trafik droge në Gjermani

SHÇBA është një strukturë e cila heton policët të cilët shkelin ligjin. Një oficer i kësaj strukture, i cili në Shqipëri hetonte policët e tjerë, në Gjermani është nën hetim për drogë.

Është kjo historia e një specialisti të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave pranë ministrisë së brendshme i cili është përjashtuar pak ditë më parë nga detyra.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.

Sipas burimeve të sigurta, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi. Për këtë rast Euroneës iu drejtua drejtorit të shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i cili nuk dha asnjë përgjigje.

Një ditë më parë ky institucion njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qëndror të institucionit, ngjare e cila kishte ndodhur 8 ditë më parë dhe është mbajtur  larg syrit të publikut.

SHÇBA thotë se sulmi është parandaluar, megjithatë risku mbetet i lartë që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin të kenë përfunduar në duar të pasigurta. /albeu.com/

 


Shtuar 22.09.2021 08:54