Doli gjallë pas 110 orësh nga rrënojat, mahnit foshnja në Turqi (VIDEO)

Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, edhe pse shpresat janë të pakta.

Pas 110 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.

Vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po qesh me njerëzit që e rrethojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Edhe 16 foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 25 mijë.


Shtuar 11.02.2023 21:42