Vrasja në Elbasan, reagon Berisha: Ekzekutim mafioz, qyteti në duart e bandës

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Elbasan mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku 25-vjeçari Madrit Ulqinaku u ekzekutua nga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim.

Përmes një postimi në facebok, Berisha shkruan se 25-vjeçari u ekzekutua në mes të Elbasanit me silenciator, duke dëshmuar se qyteti është nën kontrollin e bandave.

POSTIMI I PLOTË

Elbasani në duart e bandës Balla!

Ekzekutim mafioz me silenciator i Madrid Ulqinakut, në ora 22:00, në Bulevardin e qytetit. Vrasësit largohen si zakonisht, në drejtim të paditur. sb

 


Shtuar 18.08.2022 07:16