Gjenden eshtrat e 25 kryqtarëve të shekullit XIII (FOTO LAJM)

Gjenden në Liban eshtrat e 25 kryqtarëve të shekullit të XIII.

Dy varre masive që përmbajnë eshtrat e 25 kryqtarëve, të vrarë në një konfrontim të armatosur në shekullin XIII në Tokën e Shenjtë, u gjetën dhe u analizuan në kështjellën e St Louis në Sidon, në Libanin e Jugut.

Plagët në eshtra sugjerojnë se ushtarët vdiqën nën goditjet e shpatave, shkopinjve dhe shigjetave.

Disa prej mbetjeve kishin shenja djegieje, që do të thotë se janë djegur pasi janë futur në gropë. Mbetjet e tjera tregojnë shenja në qafë dhe kjo sugjeron që disa ushtarë janë kapur në fushën e betejës dhe më pas u është prerë koka. Të dhënat historike të shkruara nga kryqtarët tregojnë se Sidoni u sulmua dhe u shkatërrua në 1253 nga mamlukët, dhe sërish në 1260 nga mongolët. Ushtarët e gjetur ka gjasa të jenë vrarë në njërën nga këto beteja.

Sipas mediave libaneze, të cituara nga Avvenire, arkeologët kuptuan se eshtrat u përkisnin kryqtarëve pasi zbuluan kopsat e rripit të stilit evropian dhe një monedhë të kohës.

“Të gjithë trupat ishin të meshkujve adoleshentë ose të rritur, gjë që tregon se ata ishin ushtarë që luftuan në betejë. Ne gjetëm shumë plagë me armë zjarri“, thotë Richard Mikulski i Universitetit Bournemouth.

“Mënyra se si ishin pozicionuar pjesët e trupit sugjeron se ato ishin lënë në tokë për ca kohë para se të hidheshin në një gropë. Ngarkimi në disa eshtra sugjeron se ata përdorën zjarr për të djegur disa trupa“, thotë kolegu i tiju, Martin Smith, po në Universitetin Bournemouth.

Piers Mitchell i Universitetit të Kembrixhit, ekspert i periudhës së kryqëzatave, thotë: “Dokumentet e kryqtarëve na tregojnë se Mbreti Luigj IX i Francës ishte në një kryqëzatë në Tokën e Shenjtë në kohën e sulmit në Sidon në 1253. Ai kishte shkuar në qytet pas betejës dhe personalisht mori pjesë në varrosjen e kufomave në varre masive si këto”./albeu.com