Supa ideale e dimrit, për t’u mbrojtur nga virozat

Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve në dimër pasi është plot vlera ushqyese.

Ka disa mënyra gatimi, por në këto ditë të ftohta, ju sjellim një recetë shumë të shijshme të supës me brokoli dhe mish pule që do ju mbrojë nga virozat e stinës.

Receta është shumë e thjeshtë dhe përgatitet në kushte të shtëpisë.

Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patate dhe karrotatt, përziejmë bashkë për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, sa të skuqet pak edhe brokoli i heqim dhe i vendosim në një enë tjetër.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr. Shtojmë kripë, më pas shtojmë ujin derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për përreth 5-7 minuta. Ju sugjerojmë ta gatuani dhe ju. Është një nga recetat që do ju shërbejë për një shëndet të mirë gjatë këtyre ditëve.


Shtuar 30.01.2023 14:34