Taulant Balla nga Elbasani: Me 1 qershor të hapim kufijtë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla  ka qenë në fshatin Babje në Librazhd ku i ka bërë thirrje qytetarëve mbi 60 vjeç që të vaksinohen ndërsa u shpreh se pas 1 qershorit duhet të hapen plotësisht kufijtë e Shqipërisë.

“Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, theksoi Balla.

“Ku ishim në 2013? Kishim një shkollë pa çati në Babje dhe e rindërtuam. Filluam punën për transformimin e këtij fshati. Qëllimi im është që të bëjmë një lidhje sa më të shkurtër edhe me fshatin Polis. Zhvillimi i infrastrukturës po na jep sot mundësinë që ne të shkojmë drejt një drejtimi që nuk e kemi pas. Mikpritjen siç e ka Librazhdi nuk e ka asnjë vend tjetër në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë investimet dhe në problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Balla.

Teksa u ndal tek ndihma ekonomike, Balla theksoi se krahasuar me vitin 2013, sot ky fond është rritur me 7 herë më shumë.


Shtuar 17.04.2021 11:53