E përd*unuan grekët në burg? Zbulohen analizat e të riut shqiptar që vrau studenten greke

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi ku shqiptari Aleksandër Luca bashkë me shokun e tij grek, përdhunuan dhe vranë një studente greke.

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja për Aleksandër Lucën, shqiptarin që mbahet në qelinë e burgut në shtetin fqinj pasi vuán dënimin e përjtshëm dhënë nga drejtësia atje.

I riu shqiptar që akuzohet për dhunimin dhe vrásjen e studentes greke, Eleni Topaloudi është njohur sot me përgjigjet e ekzaminimit mjeko-ligjor të cilat konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.

Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale duke provuar kështu pretendimet e Lucës që disa ditë më parë deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunuar në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

I riu shqiptar ka thënë para policisë, se “Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”.


Shtuar 25.05.2020 18:42