Plot 115 milion Euro, kalon edhe Pogba! Romelu Lukaku thyen rekordin e transferimeve nga Serie A

Romelu Lukaku thyen rekordin e transferimeve nga Serie A.

Belgu ka kapur shifrën rekord të 115 milionë eurove, duke kaluar kështu edhe Paul Pogba.

Tashmë që Chelsea zyrtarizoi Lukakun, kemi një rekord të ri në transferimin e lojtarëve në Serie A. 115 milionë eurot e paguara nga Blutë e Londrës kanë kaluar 105 milionët e paguara nga Manchester United në sezonin 2016/17 për të kthyer Paul Pogba në Angli.

Në vendin e tretë, transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli te Juventus për 90 milionë euro. Ulet nga podiumi Zinedine Zidane, që në sezonin 2001/02 u transferua nga Juventus te Real Madrid për 77,5 milionë euro. Gjithsesi, legjenda franceze vazhdon të rezistojë në Top 10. Më poshtë renditja:

 


Shtuar 13.08.2021 14:13

Tags: ,